Pacolli: Mërgimtari nga Zvicra u ndalua nga policët serbë në Merdare

Aktuale

Pacolli: Mërgimtari nga Zvicra u ndalua nga policët serbë në Merdare

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 22:35
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se sot në Merdare është ndaluar një kosovar me nënshtetësi zvicerane nga policia serbe.

Pacolli tha se kosovari me iniciale E.E, po udhëtonte për në Kosovë për një varrim familjar dhe u ndalua për një kohë të gjatë, e të cilit, sipas Pacollit, i është kërkuar ehe ryshfet.

“Shembulli më i fundit ka ndodhur sot në vendkalimin  Merdar, ku një kosovar EE ( shtetas zviceran) qe  po udhëtonte për në Kosovë, për një varrim familjar u ndalua për një kohë të gjatë, pa ndonjë arsye. Atij  iu kërkua ryshfet. Për shkak të refuzimit për të paguar, ai u mbajt mbi 45 min, madje tentuan t’i konfiskojnë edhe ilaçet që i përdor cdo ditë ( duke i’a perplas ato per toke). Çfar primitivizmi, çfar kulture”, tha Pacolli.

Tutje, Pacolli tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, teksa shtoi se këto janë vetëm disa prej rasteve të përditshme të keqtrajtimeve.

“A është ky shteti qe ka ndërtuar zotri Vuçiçi!!!! Këto raste janë vetëm disa prej rasteve të përditshme të keqtrajtimeve  skandaloze të udhëtarëve nga policia ( shume here ne gjendje të dehur) e Serbisë që duhet raportuar dhe dënuar nga të gjitha autoritetet ndërkombëtare”, tha Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat