Pritjet te Dheu i Bardhë deri në 6 orë, mërgimtari: Hakmarrje ndaj shqiptarëve

Aktuale

Pritjet te Dheu i Bardhë deri në 6 orë, mërgimtari: Hakmarrje ndaj shqiptarëve

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 00:37
Dheu i Bardhë

Mërgimtarët që janë nisur për në Kosovë po presin deri në 4 orë për të hyrë nga Serbia në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.

Disa nga ta pohuan se një veturë po kontrollohet nga policia serbe deri në 15 minuta.

“Prej orës 16:00 jemi duke pritur këtu. Arsye nuk ka për këtë pritje. Një person është kontrolluar deri në 15 minuta nga policia serbe”, tha ai.

E, për një tjetër mërgimtar, pritjet në kufirin me Serbinë janë vetëm hakmarrje ndaj shqiptarëve.

“Gjashtë orë e diçka jemi duke pritur. Jemi në rregull me çdo gjë. Në shtete të tjera nuk presim kaq gjatë, por vetëm në kufijtë e Serbisë. Mendoj që është hakmarrje ndaj shqiptarëve”, tha ai.

Pritjet për të dalë nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë janë deri në 35 minuta, ndërsa tek pikëkalimi kufitar në Muçibabë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në dy orë, kurse për të dalë deri në 40 minuta.

Ndërsa, kalimi në pikat e tjera kufitare është e lehtë, pasi pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat