Publikohet intervista e parë e Rugovës pas luftës, ku u përgjigj për Jasharin, Thaçin, UÇK-në e Millosheviqin

Aktuale

Publikohet intervista e parë e Rugovës pas luftës, ku u përgjigj për Jasharin, Thaçin, UÇK-në e Millosheviqin

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 21:15
Ibrahim Rugova

Dijana Toska është gazetarja që mori intervistën e parë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, pas luftës në tetor të vitit 1998, intervistë kjo e cila bëri jehonë të madhe gjithandej.

Kjo dalje e parë publike pas luftës e Rugovës u zhvillua në Radio Televizionin e Prishtinës, teksa ai iu përgjigj disa pyetjeve të cilat i kishin dërguar qytetarët e vendit.

24-vjet që nga zhvillimi i kësaj interviste, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” janë rikthyer disa sekuenca të shkurta.

“Shikues të nderuar kudo që jeni, mirëmbrëma! Mysafir në emisionin e sontëm është Dr. Ibrahim Rugova, Kryetar i Republikës së Kosovës, i zgjedhur dy herë me vota të drejtpërdrejta nga elektorati kosovar, dhe Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë post-komuniste në Kosovë”, u shpreh në hyrje të intervistës, gazetarja Toska.

“Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjej. Natyrisht, edhe unë me ju ndjej një gëzim të madh dhe mund të themi se kemi një festë të vogël përkundër festës së madhe pas lirisë së Kosovës dhe kthimit të popullit në Kosovë, dhe Kosovës që është sot plot me njerëz. Prandaj, urime dhe start të mirë dhe do të keni edhe përkrahjen tonë dhe të institucioneve të Kosovës, dhe sigurisht edhe më gjerë – të popullit”, u shpreh në hyrje të intervistës, presidenti Rugova.

Gjatë kësaj interviste, Rugova iu përgjigj disa pyetjeve, në mesin e të cilave ishin:
-A keni qenë në vizitë në Prekaz dhe a i keni bërë homazhe Komandantit legjendar, Adem Jashari?
-Cila është e vërteta për takimin tuaj me Millosheviqin, dhe pse kur ishit në Itali nuk sqaruat pozicionin tuaj?
-Çfarë janë raportet tuaja nga e kaluara me akademik Qosjen dhe sa reflektohen në raportet politike?
-Çfarë janë raportet mes juve si president dhe zotit Thaçi?
-Në cilën faqe të historisë sonë kombëtare mbeti UÇK-ja sipas jush?
-Pse LDK-ja nuk ka pozicionim të qartë ndaj luftës dhe forcave që kanë zhvilluar luftë?

Të gjitha përgjigjet që i dha Rugova për këto çështje, mund t’i dëgjoni në videon në vijim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat