Fillon vizita e bashkatdhetarëve, në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Fillon vizita e bashkatdhetarëve, në Kuvendin e Kosovës

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 07:21 Përditësuar në ora: 11:18 më 24.07.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

​Bashkatdhetarët vizitojnë Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për bashkatdhetarët.

Për dy ditë radhazi, ata do të kenë mundësi të vizitojnë hapësirat brenda parlamentit.

Nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm, ata kanë nisur vizitën.

Nga ku po shoqërohen nga deputetë të LVV-së, Enver Dugolli dhe Avni Dehari.

​Kuvendi sot e nesër hap dyert për bashkatdhetarët

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 24 dhe 25 korrik, organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Sipas njoftimit, të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë.

Ata janë të mirëpritur nga ora 8:00 – 16:00.

Këto dubime ka disa vite që zhvillohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat