Ganimete Musliu: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja

Aktuale

Ganimete Musliu: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 09:45
Ganimete Musliu

PDK-ja është njëra nga partitë opozitare më të zëshme, e cila vazhdimisht po kërkon zgjedhje të reja të parakohshme, me arsyetimin për të parandaluar dëmet që sipas saj kryeministri aktual i vendit Albin Kurti po ia shkakton Kosovës.

Deputetja e këtij subjekti thotë se nuk kanë frikë nga një proces i ri zgjedhor.

“PDK nuk iu ka frikësuar zgjedhjeve.

Në zgjedhjet lokale kemi qenë në një moment të vështirë të organizimit me vetë faktin se dy liderët tanë edhe z.Thaci edhe Z.Veseli po përballën me proces të jashtëzakonshëm dhe të padrejtë, në zgjedhjet lokale jemi treguar shumë unik dhe shumë te organizuar dhe kemi arrit me dal partia e parë në Kosovë, duke fituar më së shumti komuna”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat