Tomë Gashi: Albin Kurti nuk është asi që iu çon tendera dostave

Aktuale

Tomë Gashi: Albin Kurti nuk është asi që iu çon tendera dostave

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 22:23
Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokat, ka folur në T7 për raportin e “Balkan Barometer 2023”, ku kënaqëshmëria e shoqërisë ndaj Qeverisë Kurti është 51.50 për qind.

Teksa komplimentonte Qeverinë Kurti, Gashi ka thënë se Albin Kurti “nuk iu jep kontrata dostave”.

“Albin Kurti nuk është ai që secilit dost që e thirr qoma një kontratë për rrugë, qoma një kontratë për mirëmbajtje që ky veç ia jep”, ka thënë Gashi.

Më tutje, ai ka thënë se sukseset e Qeverisë Kurti janë mbrojtja e sovranitetit, ndërkaq në rrafshin ekonomik thotë se është Fondi Sovran.

Sipas Gashit, kjo kënaqshmëri do të duhej t’i bënte krenarë të gjithë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat