Pacolli: Rekomandohet që opozita ta pezullojë kërkesën për zgjedhje të reja për një kohë të pacaktuar

Aktuale

Pacolli: Rekomandohet që opozita ta pezullojë kërkesën për zgjedhje të reja për një kohë të pacaktuar

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 22:59
Fitore Pacolli

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli thotë se përderisa opozita po kërkon zgjedhje, besimi i qytetarëve në Qeveri po rritet në mënyrë rekorde.

Këtë sipas saj e konstaton Anketa e Pulsit Publik 2023.

“Rekomandohet që opozita ta pezulloj kërkesën për zgjedhje të reja për një kohë të pacaktuar”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Opozita po lyp 'zgjedhje' derisa besimi i qytetarëve ndaj qeverisë veç po rritet. Për opozitën kurgja nuk janë temrperaturat e larta çka është rritja e besimit të qytetarëve ndaj Kryeministrit Kurti.

Anketa e Pulsit Publik 2023 shënon rritje rekorde të besimit të qytetarëve në Qeverinë e Kosovës prej 56% dhe besimin në Kryeministrin Kurti në 51.5%.

Rekomandohet që opozita ta pezulloj kërkesën për zgjedhje të reja për një kohë të pacaktuar .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat