Spahiu: Atiq e ka bërë një punë, duhet t’i bëjë edhe katër të tjera

Aktuale

Spahiu: Atiq e ka bërë një punë, duhet t’i bëjë edhe katër të tjera

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 23:03
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë që kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, duhet t’i plotësojë edhe katër detyra gjatë kohës sa është në krye të mandatit.

“Mandatin që e ka në Komunën e Mitrovicës së Veriut, kryetari Erden Atiq edhe kjo përbërje me asambleistë, ata vetëm njërën prej detyrave që kanë pasur ta bëjnë e kanë bërë, ngritjen e flamurit”, ka thënë Spahiu në Tëvë 1.

Sipas tij, Atiq duhet ta rindërtojë Xhaminë e Ibrit që është djegur më 1999, ta ndërtojë shkollën e cila do të jepte mësim në gjuhën shqipe dhe gjuhën boshnjake, ta ndërtojë një çerdhe dhe ta rihapë Urën e Ibrit.

“Kurse janë edhe nja 4 çështje të tjera të cilat janë jetike e të cilat nëse nuk bëhen tani, nuk bëhen më kurrë edhe është e pritshme që kur të vijnë kryetari serb edhe asambleja me shumicë serbe t’i bëjnë ato, sepse ata do të kenë arsyetimin, të thonë pse s’i bëtë kur e kishit ju pushtetin. Një është puna e Xhamisë së Ibrit. Xhamia në cepin verior të Urës së Ibrit që është xhami shekullore dhe që është djegur më 2 maj 1999 nga forcat serbe. Është një vendim që do ta merrte lehtë dhe serbët nuk do të mund ta kundërshtonin sepse do të binin ndesh me krejt botën e civilizume…Kërkesa e dytë është shkolla në gjuhën shqipe. Në komunën e Mitrovicës Veriore nuk ka shkollë në gjuhën shqipe. Ata vijnë, nxënësit vijnë në komunën jugore për t’i mësuar mësimet. Urgjentisht duhet me hap shkollën në gjuhën shqipe dhe gjuhën boshnjake. Një çerdhe të fëmijëve duhet të marohet aty edhe hapja e Urës së Ibrit”, ka thënë Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat