Pesë vjet nga vdekja e Demaçit, presidentja Osmani rikthen fjalimin që kishte mbajtur në Parlamentin Evropian

Aktuale

Pesë vjet nga vdekja e Demaçit, presidentja Osmani rikthen fjalimin që kishte mbajtur në Parlamentin Evropian

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 10:45
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në pesëvjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi ka rikthyer fjalimin që ka mbajtur kohë më parë në Parlamentin Evropian.

Osmani thekson se lufta për drejtësi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kauza për Kosovën Republikë portretizohen më së miri në jetën dhe veprën e simbolit të rezistencës kombëtare- Adem Demaçi.

“Liria e popullit ishte më e rëndësishme se sa ajo individuale. Historia e Demaçit është histori e vendosmërisë së palëkundur, guximit dhe vullnetit të paepur për të mbijetuar pavarësisht rrethanave.

Përgjatë gati tri dekadave të burgut, ai mbajti peshën e padrejtësisë, duke kultivuar humanizmin dhe ruajtur shpresën për një të nesërme më të mirë”, shkruan Osmani.

Presidentja e vendit më tej thekson se vetëmohimi i tij është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria dhe bërja e shtetit, ndaj e kujtojmë me respekt në këtë përvjetor e përherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat