Osmani dënon kërcënimet e policëve të Kosovës nga Serbia: Kjo fushatë duhet ndalur, autorët të dalin para drejtësisë

Aktuale

Osmani dënon kërcënimet e policëve të Kosovës nga Serbia: Kjo fushatë duhet ndalur, autorët të dalin para drejtësisë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:16
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani u ka dhënë mbështetje policëve të rinj të cilët janë nën kërcënim pas marrjes së pozitës në veri të vendit.

“I dënoj kërcënimet ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e Serbisë dhe grupeve të saj kriminale”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës është profesionale dhe multietnike dhe se fushata ndaj saj duhet të ndalet dhe autorët duhet të sillen para drejtësisë.

“Policia jonë është profesionale dhe multietnike.

Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët duhet të sillen para drejtësisë. Jemi me oficerët tanë policorë derisa ata shërbejnë me guxim për një Kosovë të sigurt për të gjithë”, ka shkruar tutje Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat