Mehaj: Ushtria jonë është duke u pajisur me teknologjinë e fundit të armatimit

Aktuale

Mehaj: Ushtria jonë është duke u pajisur me teknologjinë e fundit të armatimit

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:02
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi, ku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ngritja e kapaciteteve të Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes është një prioritet dhe jemi duke i kushtuar rëndësi të veçantë.

“Ngritja e kapaciteteve tona në fushën e mbrojtjes është njëri nga prioritetet tona të cilit i kemi kushtuar rëndësi të veçantë’, ka bërë të ditur Mehaj.

Ai gjithashtu tregon se blerjet ,shtet me shtet nga Republika e Turqisë kanë qenë produktive, më të shpejta dhe më të sigurta.

“Takimi me presidentin e industrisë së mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Haluk Görgün, blerjet shtet me shtet nga Republika e Turqisë kanë qenë produktive, më të shpejta dhe më të sigurta, prandaj bashkëpunimi ynë në këtë aspekt, do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, shtoi Mehaj.

Ndër të tjera Mehaj, përmend se blerjet e Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët tanë dhe sipas standardeve të NATO-së. Ai gjithashtu shton se ushtria e Kosovës është duke u pajisur me teknologjinë më të fundit të armatimit.

“Blerjet tona do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët tanë dhe sipas standardeve të NATO-së. Ushtria jonë është duke u pajisur me teknologjinë e fundit të armatimit për qëllime mbrojtëse”, përfundoi Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat