Deputetja e PDK-së: Kjo Qeveri nuk ia din hallin vetes!

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Kjo Qeveri nuk ia din hallin vetes!

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:32
Ariana Musliu Shoshi

Ariana Musliu Shoshi  deputete nga PDK-ja, ka numëruar shqetësimet që i ka paraqitur shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, z.Tomáš Szungyog.

Ky është postimi i plotë:

Në takimin e përbashkët me Shefin e, ngrita shqetësimet konkrete që i kemi në rrugën tonë drejt integrimit në familjen evropiane.

Shqetësim i yni mbeten masat e BE-së dhe rreziku i përshkallëzimit të këtyre masave në rast se qeveria e Kosovës dështon ta de-eskalojë situatën.

Shqetësim tjetër janë kushtëzimet e qeverisë së Kosovës karshi BE-së, ku me fjalë të tjera, kjo qeveri NUK ia di hallin vetes. Nuk është e vetëdijshme për (pa)fuqinë e saj. Nuk është mirënjohëse ndaj vetë BE-së dhe shteteve anëtare të saj për krejt ndihmën e dhënë ndër vite.

Qartazi, me veprimet e saj dhe sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës, mediave, shoqërisë civile e bizneseve kjo qeveri nuk e ka qëllim funksionimin e demokracisë por të zëvendësimit me një regjim tjetër! Rrjedhimisht, kjo rrugë na largon edhe më tepër nga familja evropiane!

Prandaj, sa nuk është bërë vonë, qeveria duhet të reflektoj mbi obligimet ndërkombëtare e kërkesat e BE-së, ose, për të mirën e këtij vendi e të ardhmes tonë, vendimi t’i rikthehet vlerësimit të sovranit, i cili ashtu kështu në masë të madhe sipas matjes së fundit, nuk është i kënaqur me drejtimin politik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat