Vetëvendosje: Kosova do ta ketë rritjen më të lartë reale ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2023-2025

Aktuale

Vetëvendosje: Kosova do ta ketë rritjen më të lartë reale ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2023-2025

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:33
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë se 10 për qind janë rritur pritjet e qytetarëve të Kosovës për vitin 2023, për përmirësim të ekonomisë së Kosovës.

LVV-ja konsideron se Kosova do ta ketë rritjen me të lartë në rajon edhe për vitet 2024 dhe 2025.

Sipas LVV-së, në vitin 2022 pritjet kishin qenë 49 për qind, ndërsa sa i përket vitit 2023, pritjet janë 59 për qind.

“Pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për përmirësim të ekonomisë në vitin 2023 janë më të larta sesa vitin e kaluar dhe më të lartat në rajon, thotë Barometri Ballkanik për vitin 2023”, thuhet në postimin e LVV-së.

Më tutje, LVV-ja ka thënë se Kosova deri në vitin 2025 do të jetë e para në Ballkanin Perëndimor për rritjen me të lartë ekonomike.

“Banka Botërore në prill të këtij viti pati thënë se Kosova do ta ketë rritjen më të lartë reale ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2023, 2024, dhe 2025”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat