Arifi: Masat e BE-së, vështirë vendosen, por edhe më vështirë largohen

Aktuale

Arifi: Masat e BE-së, vështirë vendosen, por edhe më vështirë largohen

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 17:53
Avni Arifi

Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka thënë se me qasjen të cilën është duke e treguar Qeveria e Kosovës ndaj BE-së, masat ka rrezik që mund të ashpërsohen.

Sipas tij, të njëjtat vështirë vendosen, por edhe më vështirë largohen.

“Nga praktikat e mëhershme kudo në botë masat vështirë vendosen por edhe me vështirë hiqen. Qeveria e kishte një shans të mirë që pas tërheqjes së policisë të shpallte menjëherë zgjedhjet por në vend të saj ajo u përfshi në debatin se si të shkarkohen Kryetarët aktual. Me këtë qasje që ka Qeveria aktualisht masat ka rrezik të ashpërsohen”, ka thënë ndër të tjera Arifi.

Hera e fundit kur u takuan dy kryenegociatorët Besnik Bilsimi dhe Petar Petkoviq u takuan më 19 korrik.

Ndërsa, sot Bashkimi Evropian i ka vlerësuar takimet e fundit në Bruksel mes të dërguarit të lartë për dialog Miroslav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq si “të vështira” dhe se ato “nuk kanë prodhuar rezultate të menjëhershme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat