Operacioni i 2011-tës në veri, Spahiu: Dështim i shtrenjtë për shtetin

Aktuale

Operacioni i 2011-tës në veri, Spahiu: Dështim i shtrenjtë për shtetin

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 18:06
Nexhmedin Spahiu

Profesor Nexhmedin Spahiu e ka cilësuar si dështim për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit operacionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në vitin 2011, që kishte për qëllim kontrollin e pikave kufitare në veri.

Ai ka thënë se ky vlerësim vjen me faktin që operacioni pati viktima dhe se Policia e Kosovës nuk arriti të shkonte deri në kufi, duke e quajtur një “dështim të shtrenjtë për vendin”.

“Operacioni i 2011-tës ka qenë një dështim për vet faktin që aty ka pasur viktima dhe për faktin që Policia e Kosovës nuk ka arritur të shkoj deri në kufi. Kështu që ajo ka qenë një dështim që Kosovës i ka kushtuar jashtëzakonisht shtrenjtë, një punë është e suksesshme kur përfundon me sukses, pra kur  arrihet qëllimi. Në atë kohë nuk është arritur qëllimi, është arritur tek pas bisedimeve me KFOR-in e të tjerëve por jo si aksion policor i Kosovës”, është shprehur Spahiu.

Sidoqoftë, profesori ka vlerësuar se situata është ndryshuar pozitivisht që nga ajo kohë dhe se Kosova tani ka një pozicion më të fortë në veri.

Tani aksionet e Policisë në veri të Kosovës në marrjen ndërtesave të komunave apo në nxënien e disa nga të dyshuarve si struktura të dhunshme paralele kanë rezultuar me sukses”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se aksionet e Policisë së Kosovës në veri kanë rezultuar me sukses, duke marrë ndërtesat e komunave dhe nxënien e disa nga individët e dyshuar si struktura të dhunshme paralele.

Ky ndryshim, sipas tij, ka ndodhur pavarësisht masave që janë ndërmarrë nga ndërkombëtarët për Kosovës, të cilat siç ka thënë ai janë “për të zbutur qëndrimin e Serbisë”.

“Tani është një pozicion më i fortë në veri pavarësisht masave që kanë ndërmarrë ndërkombëtarët, te cilat thjesht kanë shërbyer për ta zbutur Serbinë, qëndrimin e tyre, për të thënë që ja ne marrim masa ndaj Kosovës rri ti aty bëje punën tënde. Por që situata në terren ka ndryshuar në mënyrë drastike”, ka deklaruar Spahiu.

Një nga indikatorët e suksesit të këtij procesi, sipas profesorit, është se në konkursin për policët e Kosovës, janë paraqitur mbi 45 kandidatë nga komuniteti serb, një fakt që ai e shikon si një sukses të madh.

Po ashtu, ai ka beson që në konkursin e ardhshëm mund të paraqiten edhe 500 të tjerë policë nga ky komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat