Krasniqi: Kosova s’ka qenë asnjëherë më keq ndërkombëtarisht që nga viti 1989

Aktuale

Krasniqi: Kosova s’ka qenë asnjëherë më keq ndërkombëtarisht që nga viti 1989

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 18:12
Milzaim Krasniqi

Profesori Milzaim Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me politikën e saj të jashtme dhe raportet me ndërkombëtarët.

Ai tha se që nga viti 1989 Kosova asnjëherë s’ka qenë më keq se aktualisht sa i përket sferës ndërkombëtare.

“Kosova kaq keq nuk ka qenë në pozitë ndërkombëtare së paku nga viti 1989, nuk kemi pas shtet por kemi pas mirëbesim në projektin tonë dhe në njerëzit që na kanë përfaqësuar, sepse kanë qenë njerëz që i kanë mbajt premtimet”, tha ai.

Deklaratat e përfaqësuesfe të Qeverisë se zgjedhjet në veri të Kosovës, nuk do të mbahen pa u hequr sanksionet nga BE-ja, sipas Krasniqit janë të pamatura.

Qeveria Kurti sipas tij është konfuze e kontradiktore dhe se sipas tij Kosova nuk është në gjendje ta shantazhojë BE-.

“Qëndrimet janë konfuze dhe kontradiktore siç ka qenë rasti i targave, siç ka qenë rasti i arrestimeve e që u liruan dhe siç ndodhi me zgjedhjet që pastaj vetëm prodhuan këtë bllokim që kemi tani. Deklarata që fillimisht duhet të hiqen sanksionet pastaj të mbahen zgjedhjet, është konfuze dhe kontradiktore, nuk mund të shantazhohet BE me kërkesa të tilla”, tha ai.

Zgjidhja e vetme sa i përket çështjes së veriut të Kosovës, sipas Krasniqit është zbatimi i të gjitha marrëveshjeve për deeskalim, në mënyrë që të krijohet klimë mirëbesimi me serbët lokalë dhe me ndërkombëtarët.

Ai theksoi se nëse situata deeskalohet atëherë do të hiqen edhe sanksionet e vëna nga BE.

“Zgjidhja e duhur është që të zbatohen marrëveshjet për deeskalim sa më urgjent, që të krijohet një klimë e një mirëbesimi me serbët lokal e me ndërkombëtarët, pastaj të mbahen zgjedhjet. Nëse deeskalohet situata hiqen edhe sanksionet, por nëse vazhdon kjo kokëfortësi nuk hiqen sanksionet. Ato mund të përshkallëzohen, sepse nuk mund të thuash që ke bërë deeskalim nëse ke largu 25% të policëve, sepse nëse kanë mbetë 75% dmth situata është ende në rrezik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat