Ish-reporteri tregon pse refuzoi të dëshmojë në Speciale

Aktuale

Ish-reporteri tregon pse refuzoi të dëshmojë në Speciale

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:12
Paul Refsdal

Ish-reporteri i luftës, Paul Refsdal, ka rrëfyer ekskluzivisht në Klan Kosova se si ka xhiruar pamje gjatë luftës në Kosovë.

Në një intervistë ai ka treguar se pse ka refuzuar që të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

“Po, sepse… I pyeta pse dhe ata deshën që unë të dëshmoj në llogari të Prokurorisë sepse ata lexuan librin tim, aty tregohet se UÇK-ja kishte një telefon satelitor e gjëra të tilla, e për një gazetar, të qenit pjesë e dëshmitarëve të prokurorisë për detaje të tilla, unë nuk do të jem pjesë e saj, nuk ka kuptim. Ju thash jo, më vjen keq. Nëse do të kishin ndodhur vërtetë krime lufte dhe unë do t’i kisha qenë dëshmitar i tyre nuk do të hezitoja, por të dëshmoj për gjëra koti si ajo që Luli kishte një telefon satelitor? Nuk do të jem pjesë e saj”, ka thënë ai.

Tutje, ai i ka quajtur një budallallëk pretendimet e senatorit Dick Marty kinse UÇK-ja ka bërë trafikim me organe njerëzish.

“Kam folur, epo nëse mbrojtja mendon se unë mund të kontribuoj duke treguar se si ishte UÇK-ja asokohe… por sikur thashë nuk do të jem dëshmitar në proces për të treguar se një komandant kishte një telefon. Kur dëgjova së pari herë për akuzat që mbështeteshin në librin e Carla del Pontes për trafikimin e organeve, mendoja si ka mundësi që të ndodhë ky budallallëk? Kjo është marrë seriozisht për vite me radhë e UÇK-ja nuk kishte kapacitete as për trajtim të duhur të të plagosurve”, ka potencuar ish-reporteri i luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat