Kurti takon kryetarin e Shkodrës, bisedojnë për një projekt infrastrukturor që lidh Gjakovën me Shkodrën

Aktuale

Kurti takon kryetarin e Shkodrës, bisedojnë për një projekt infrastrukturor që lidh Gjakovën me Shkodrën

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:32
Benet Beci dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëprit sot në zyrën e tij, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë po shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi.

Fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve.

Në këtë kontekst, u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat