Ambasadori i Francës reagon pas mesazheve kërcënuese ndaj policëve që nisën punën në veri të Kosovës

Aktuale

Ambasadori i Francës reagon pas mesazheve kërcënuese ndaj policëve që nisën punën në veri të Kosovës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 20:41
Olivier Guerot

Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që kanë marrë serbët e Kosovës që janë bërë pjesëe Policisë së Kosovës.

Guerot shpërndau postimin e shefit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, i cili ka kundërshtuar këto kërcënimë, të martën.

Në këtë linjë është edhe ambasadori francez.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë. Plotësisht në marrëveshje me EULEX“, ka shkruar Guerot.

Serbët e Kosovës vitin e kaluar ishin larguar nga institucionet, madje policët serbë në mënyrë demostrative kishin larguar uniformat.

Por jo të gjithë i janë bindur thirrjeve të Listës Serbe për bojkot të institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat