Haziri: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar Qeveria Kurti

Aktuale

Haziri: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar Qeveria Kurti

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 21:41
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, tha se për 45 ditë LDK-ja do t’i zgjidhte problemet që i ka krijuar kryeministri, Albin Kurti.

Kjo deklaratë nga Haziri erdhi pasi u pyet nëse LDK-ja mund të sjellë alternativë qeverisëse.

Sipas Hazirit marrëveshjet me Serbinë të arritura gjatë Qeverisë Kurti II janë më të dëmshmet.

“Në projeksionin e LDK-së, për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka shkaktuar kryeministri Kurti.

Plani ynë është publik dhe është në debat me grupet e interesit që duan të debatojnë me LDK-në. Këtë guri në qafë që na ka lënë ky kryeministër, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës. Marrëveshje më të keqe s’ka pasur”, deklaroi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat