Krasniqi: Shumica e deputetëve të LVV-së janë aksidentalë

Aktuale

Krasniqi: Shumica e deputetëve të LVV-së janë aksidentalë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 21:47
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar përse subjekti që ai drejton nuk po i bashkëngjitet iniciativës së AAK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Krasniqi tha se ky mocion nuk mund të jetë i suksesshëm në konstalacionin aktual politik.

“Ne e kemi një parlament, aty janë 120 deputetë, kanë emër, mbiemër dhe përkatësi partiake. Krejt opozita bashkë jemi 41 ose 42, domethënë ka hapësirë nëse të gjithë ishim pajtu sa për ta bërë mocionin dhe për ta dërguar në procedurë parlamentare, në momentin që e dërgojmë seanca mbahet jo më herët se dy, e jo më vonë se pesë ditë, ku mund t’i gjejnë partitë tona opozitare edhe 20 deputetë tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje? Unë në asnjë mënyrë nuk e llogaris asnjë votë nga Lista Serbe”, tha Krasniqi në Rubikon.

Duke folur për votat potenciale të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Krasniqi tha se shumica e këtyre deputetëve janë aksidental, prandaj nuk votojnë për mocion mosbesimi.

“Kush është ai që vërtetë beson që munden 15 deputetë të Vetëvendosjes sot ta tradhtojnë Albin Kurtin dhe vetveten? Shumica e atyre deputetëve, me respektin personal për secilin, janë deputetë aksidental, kanë qëlluar në listën e Albin Kurtit dhe janë bërë deputetë, nuk i njeh as mahalla, as rrethi, as qyteti, as fshati, as komuna e vet, pra janë deputetë aksidental sepse kanë qëlluar në listën e Vetëvendosjes ku Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin i kanë marrë 51% të votave dhe ata janë bërë deputetë, 90 për qind kurrë deputetë më nuk bëhen, në momentin që ata e përfundojnë mandatin e Albin Kurtit realisht ata e kanë kry”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat