Haziri thotë se Kurti nuk mund t’i lëvizë dronët Bayraktar as brenda depos

Aktuale

Haziri thotë se Kurti nuk mund t’i lëvizë dronët Bayraktar as brenda depos

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 22:12
Albin Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar fotografinë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me dronët Bayraktar të blerë nga Turqia.

Sipas Hazirit, këto fotografi me dronë po bëhen në kohën kur Kosova ka kufizime me u ngritë në ajër. Madje sipas Hazirit të atyre as nuk mund t’u ndërrohet vendi në depon ku aktualisht po qëndrojnë.

“Në kohën kur ki kufizime me u ngrit në ajër dhe kontrollin e hapësirës ajrore e ka NATO dhe një shtet i caktuar nga ana e NATO-s, ne dalim fotografohemi me mjete luftarake që nuk mund t’ia ndërrojmë vendin as në depo, në atë depo që ka shkuar, në atë depo ka me qëndru. E kjo qeveri e di që ka dashtë me i ndryshu ngjyrat e hamerave me i bë të kaltërt nga ato ushtarake në policore … po nuk mundesh me ndezë hamerin sepse ne subordinohemi jo vetëm në siguri, në të gjitha çështjet në veçanti në siguri”, tha Haziri.

Por që sipas nënkryetarit të LDK-së, Qeveria Kurti ka bërë edhe veprime të tjera skandaloze, sikurse tha që është ai i marrjes në shfrytëzim të armatimit të konfiskuar dhe të gjetur nëpër depo.

“Plus Kosova ka bë edhe veprime të tjera skandaloze, kjo Qeveri e ka marrë armatimin e konfiskuar dhe të gjetur nëpër depo që janë subjekt të Prokurorive dhe Gjykatave, e kanë marrë në shfrytëzim. Tash kur t’iu hyjnë një ditë qytetarëve nëpër shtëpi me i kontrollu dhe me ua marrë armët e gjetura do të jetë edhe më tragjike, jashtë çdo norme ligjore që është skandal i llojit të vet. Sidoqoftë ne nuk po .. kur po i sheh çka po ndodh me këto të mëdhatë mandej këto duken të vogla”, tha Haziri.

Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe zyrtarisht disa dronë Bayraktar TB-2 të blerë nga Turqia, disa javë më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili e ka prezantuar arsenalin e ri të ushtrisë sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat