Haradinaj e quajti Thaçin turist të luftës, i reagon Memli Krasniqi

Aktuale

Haradinaj e quajti Thaçin turist të luftës, i reagon Memli Krasniqi

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 22:35
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili të hënën ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi kanë qenë “turistë” në UÇK.

Duke thënë se nuk e komenton fare këtë deklaratë, Krasniqi u shpreh se historia do t’ia japë secilit vendin që e meriton.

“Nuk e komentoj fare. Nuk ia vlen me komentu. Shikoni historia secilit ia jep vendin që e meriton. N uk ka mundësi me iu imponu historisë. Sikur ta kuptonte Kurti këtë, do ta kishte ai më lehtë, do ta kishim edhe ne më lehtë. Edhe Kurti do me iu imponu historisë. Por lufta ka përfundu. Secili e ka pasur mundësinë e vet”, tha ai.

Të mërkurën mbrëma, Krasniqi u shpreh se çdokush që ka kontribuar në shtet-ndërtimin e Kosovës, atëherë meriton respekt.

Deklarata e Haradinajt siç thotë Krasniqi, është punë e historianëve, pasi shtoi se askush nuk mundet askujt t’ia mohojë kontributet gjatë luftës, e aq më pak Thaçit.

“Ajo është lavdi që i takon historisë. është Çuditshme është sot me fillu dhe me i mat këto gjëra, sidomos protagonistët. Është punë e historianëve, kurrkush kurrkujt s’mundet me ia mohu, aq më pak zotit Thaçi”, shtoi ai.

“Thaçi e ka dashur historia, fati, puna, guximi dhe kontributi i tij, me qenë i veçuar në historinë e popullit tonë. S’mundet me ndryshu kurrkush këtë, asnjë deklaratë. Protagonizmi i luftës së UCK-së duhet me i mbet historisë dhe duhet me ruajt, s’duhet me u bo temë e politikave ditore”, përfundoi Krasniqi.

Deputeti Haradinaj ka thënë se Thaçi dhe Remi kanë qenë “turistë” në UÇK.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tri javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turistë janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hyrë e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hyjnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A keni qenë në luftë, sa vet keni qenë, kur keni nis, çka ka ndodhë me ju”, thoshte Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat