Hoxha: Procesi i dialogut është në krizë të thellë, marrëveshja e Brukselit pak gjasa të zbatohet

Aktuale

Hoxha: Procesi i dialogut është në krizë të thellë, marrëveshja e Brukselit pak gjasa të zbatohet

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 23:42
Ylli Hoxha

Analisti politik, Ylli Hoxha ka deklaruar se procesi i dialogut Kosovë – Serbi, është në krizë të thellë, dhe se me apo pa sanksionet e BE-së, bisedimet vështirë që do të vazhdojnë përpara.

Sipas tij duhet më shumë investim ndërkombëtarë se sa që ka tash.

“Me heqjen e sanksioneve e shoh të vështirë që kanë me ecë përpara në proces të bisedimeve, se shoh se procesi është në krizë më të thellë se kaq. Marrëveshja e Brukselit, gjasat I ka të vogla të zbatohet nëse vazhdohet me këtë inercion. Duhet më shumë investim ndërkombëtarë se sa që kemi pas. Nëse I mbajmë sanksionet aktive gjasat janë zero që të ketë përparim”, tha ai.

Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të insistojë që kryetarët e komunave veriore të japin dorëheqje, dhe të ketë menjëherë zgjedhje të parakohshme.

“Qevria s është dashtë ta sfidojë procesin zgjedhor, nuk duhet të jetë çështje a do të mbahen zgjedhjet a jo. Mendoj që taktikisht do ishte shumë më mirë, që të insistoj që kryetarët të dorëhiqen, në mënyrë që të ketë zgjedhje menjëherë, me këtë presionin e kalon në Beograd”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat