Ambasadori turk: Turqia mund t’i kontribuojë procesit të dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Ambasadori turk: Turqia mund t’i kontribuojë procesit të dialogut Kosovë-Serbi

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 23:55
Sabri Tunç Angili

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili ka vlerësuar se interesti strategjik i Republikës së Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi do të ishte arritja e një zgjidhjeje afatgjatë.

Ai ka deklaruar se të dyja palët nuk kanë zbatuar pjesë të marrëveshjes. Ai thekson se nuk sheh një rrezik për një konflikt në mes dy palëve.

“Sipas mendimit tim, Serbia nuk e ka zbatuar artikullin katër të marrëveshjes së Brukselit por gjithashtu është edhe artikulli 7 për Asociacionin. Ka disa ndryshime në mes të palëve dhe qëndrimi ynë duhet ta thejë këtë zbrastirën në mes palëve dhe jo të vazhdojë të ndajë palët andaj mendoj që Turiqa mund t’i kontribuojë këtij procesi. Ne kemi kërkuar që të bëhet kjo duke vazhduar dialogu i udhëhequr nga BE-ja, është në interes të dy palëve që të gjindet një zgjidhje. Të dy liderët kanë fjalë që dëshirojnë paqen, të gjejnë zgjidhjen…fundja të dy vendet duan të integrohen dhe kjo ëshjtë një kornizë e përgjithshme…”, ka deklaruar Angili.

“Si partner startegjik i Kosovës, ne Turqia, çka mund të them se interesi strategjik i Kosovës është një zgjidhje afatgjate drejt dialogut…të dyja palët duhet të kenë masa taktike”, ka vijuarai.

Ambasadori Angili ka thënë se të dyja palët e dialogut Kosovë-Serbi duhet të arrijnë të mbajnë një stabilitet, në të kundërt, ai ka vlerësuar se mosstabiliteti do të ketë një efekt negativ  në Ballkan.

“Ne mendojmë që fasilitimi është i rëndësishëm për Kosovën ashtu që të arrihen objektivat e antarësimit në insitucionet eurotatlanike por, nuk është një rrugë e lehtë. Ka shumë ngritje-ulje dhe kërkohen masa të nevojshme, nganjëherë duhet bërë zgjidhje të vështira por mendoj se është e rëndësishme për Kosovën dhe në interes të turizmit. Nëse nuk arrijmë t’a mbajmë stabilitetin, atëherë kjo do të ketë një efekt të përgjithshëm edhe në Ballkan. Siç e dini në Ukrainë kemi luftën dhe po shohim riprodhime globale dhe stabiliteti në Ballkan është tani edhe më e rëndësishme”, ka deklaruar ai.

Ambasadori Angili ka vlerësuar se palët duhet t’i kontribojnë procesit dhe jo ta zëvendësojnë atë. Krahas kësaj, ai ka shprehur edhe përkrahjen e Turqisë për antarësimin e Kosovës në NATO.

“Ne mendojmë që integrimi euroatlanik është i rëndësishëm. Turqia ka përkrahur antarësimin e Kosovës në NATO dhe gjithashtu edhe në Unionin Evropian”, ka deklaruar ai.

“Është e rëndësishme t’I kontribohet procesit dhe jo të zëvendësohet, nëse të dy anët kërkojnë nga ne të japim ndonjë kontirbut sepse ne mendojmë se nganjëherë kur e shohim majën e konfliktit duhet të dy palët të arriujnë një rrugë të përgjithshme”, ka vijuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat