Aliu: Po diskutojmë që në të ardhmen të ketë kujdes gjatë licencimit të mediumeve

Aktuale

Aliu: Po diskutojmë që në të ardhmen të ketë kujdes gjatë licencimit të mediumeve

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 11:36
Nebibe Haliti

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal po raporton Komisioni i Pavarur për Media dhe Agjencia për Regjistrim të Bizneseve.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, Nebibe Haliti tregoi për vendimin e anuluar të 21 qershorit, të drejtoreshës së kaluar.

"Vendimin me 14 qershor e ka vendosur drejtoresha e kaluar, por më 21 qershor pa një kërkesë të Klan Kosovës, drejtoresha e ka shfuqizuar vendimin me arsyetim se në sportelat e ARBK-së e ka parashtruar kërkesën për ndryshim. Ky vendim është anuluar nga ana ime, me arsyetimin që nuk ka pasur kërkesë për shfuqizim të vendimit. Tani jemi në pritje për nxjerrjen e dy vendimeve", tha ajo.

Ajo shtoi se ndryshimet e fundit që janë tentuar të bëhen, janë ndaluar nga ana e saj.

Po ashtu, theksoi se ka pasur mungesë të dokumentacioneve gjatë vitit 2008 dhe tha se ka adresuar këto probleme.

"Konsideroj që është e qëllimshme. Unë ndër të tjera, kam iniciuar procedurë edhe ndaj zyrtarëve për mungesë të përgjegjësisë", shtoi ajo.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu tha se mendon që ky rast ka probleme politike.

Për këtë ka reaguar ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, për çka mohoi që ka ndikime politike.

Anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu theksoi se janë duke diskutuar që në të ardhmen të ketë kujdes gjatë licencimit të mediumeve, që të mos trajtohen si biznese të rëndomta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat