Xhevdet Pozhari tregon pse u kufizua hapësira për gazetarë në Kuvend

Aktuale

Xhevdet Pozhari tregon pse u kufizua hapësira për gazetarë në Kuvend

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 18:01
Xhevdet Pozhari

Analisti dhe gazetari Xhevdet Pozhari për kufizimin e hapësirës në ballkonin e sallës së Kuvendit të Kosovës ka pretenduar se kjo është bërë për arsye shëndetësore për gazetarët.

Këshilltari i ministrit Arben Vitia thotë se “ka qenë dëshmitar i rasteve se si kameramanët nga dëshira që të marrin një pamje shumë, një lajm më tepër, janë afruar aq shumë tek barriera e rrethojës me xham dhe lehtësisht kanë mundur të aksidentohen.”

Në fakt, deri tash nuk është raportuar të ketë ndodhur ndonjë aksident i tillë. Në anën tjetër, reagimet ndaj veprimit të kryetarit të Kuvendit kanë qenë të shumta.

Statusi i plotë:

Unë vetë si gazetar kam qëndruar disa herë në këtë hapësirë. Kam qenë edhe dëshmitar i rasteve sesi kameramanët nga dëshira që të marrin një pamje më shumë, një lajm më tepër, janë afruar aq shumë tek barriera e rrethojës me xham dhe lehtësisht kanë mundur të aksidentohen.

Tybe shumicës nga ju as sigurimin shëndetësor nuk ua paguan kompania.

Interpretojeni si të doni vendosjen e masave të sigurisë, veç mendojeni se para lajmit vjen shëndeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat