Çeku: Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë

Aktuale

Çeku: Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 19:41
Hajrullah Çeku gjatë takimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se janë duke punuar në hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Çeku, më tej ka thënë se Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia.

“Me hapa të sigurtë po punojmë në hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në takimin e radhës të grupit punues diskutuam për konceptin fillestar, hapat konkretë dhe punën që është duke u bërë në vazhdimësi e po ashtu ndarjen e përgjegjësive. 

Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë, prezantohet për qytetarët, për vizitorët dhe përcjellet për brezat e rinj, dhe për këtë do të marrim shembujt më të mirë që janë aktualisht në botë”, ka shkruar Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat