Dreshaj: Qeveria mashtroi, u shkel vendimi i Kushtetueses në ligjin për skemat pensionale

Aktuale

Dreshaj: Qeveria mashtroi, u shkel vendimi i Kushtetueses në ligjin për skemat pensionale

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 19:52
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pushteti ka goditur pas shpine edhe njëherë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët.

Sipas tij, kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt.

“Mashtrimi vazhdon, kushtetuesja e pafuqishme!

Sapo u shkel edhe një herë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti.

Logjika autoritare, kundër kushtetuese dhe diskriminuese ndaj kategorisë më të ndejshme të kësaj shoqërie, të pensionuarve u goditën edhe një herë pas shpine nga kjo qeveri.

Kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt. Mos miratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputetë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese.

Këto amandamente u votuan kundër nga pushteti!”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat