Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, e jo t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit

Aktuale

Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, e jo t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 21:04
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se Dejona Mihali e Vetëvendosjes duhet të shpallet person non-grata.

Ajo ngriti dyshime se Mihali po dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend.

“Saktë e dijnë që po bëjnë dëm me dorën e vet që po e ngrisin, kanë më iu bind urdhrave të Dejona Mihali,t e cila nuk dihet as kush është as nga kush paguhet , as çka bën, as interesave të kujt i shërben dhe ata thotë Dejona ngrinte dorën, i keni pa në seancën e fundit për së fjeturi kanë votuar”, tha Musliu në rtv21.tv

E pyetur se a e njeh personalisht Mihalin, ajo tha se e njeh vetëm figurativisht derisa shtoi se ka informacione të dyshimta për të.

“Unë mendoj që në një vend normal në rrethana normale, personi si Dejona Mihali e cila ngjallë urrejtje, propagandë, konflikt, duhet të shpallet person non-grata jo të avancohet e t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit, kjo është  e pakuptimtë dhe e papranueshme”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat