Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses për guvernatorin e ri

Aktuale

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses për guvernatorin e ri

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:12
BQK

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, me datë 13 korrik 2023, pas propozimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ahmet Ismaili është zgjedhur për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Konform nenit 38 të Ligjit Nr. 03/L-209 për BQK-në, pas zgjedhjes së Ismailit në pozitën e Guvernatorit nga Kuvendi, dektretimi i tij duhet të bëhet nga Presidentja e vendit, duke zyrtarizuar mandatin 5-vjeçar të Guvernatorit.

Por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në pritje të Gjykatës Kushtetuese për dekretimin e Ismailit. Këtë e ka konfirmuar Këshilltari për Media i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina.

“Pas ngritjes se çështjes në Gjykatën Kushtetuese nga ana e deputetëve të Kuvendit mbi kushtetutshmërinë e tërë seancës, e rrjedhimisht edhe vendimeve të marra në të, ku ndër të tjera është votuar kandidati për guvernator, Presidenca është në pritje të sqarimit nga Gjykata Kushtetuese nëse ekziston masë e përkohshme për të gjitha vendimet e nxjerra nga Kuvendi, përfshirë edhe atë për guvernatorin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat