Abdixhiku: Mbyllja e Klanit, sulm i një pushteti autoritar – urdhrat e PolitByrosë nuk e mundin demokracinë

Aktuale

Abdixhiku: Mbyllja e Klanit, sulm i një pushteti autoritar – urdhrat e PolitByrosë nuk e mundin demokracinë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 18:55
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mbyllja e Klan Kosovës është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë.

“Është sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë. Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë. Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë”, ka shkruar ai.

Fjala e lirë do të triumfojë. Urdhërat e PolitByrosë nuk e mundin dot demokracinë kosovare. Shoqëria kosovare ka triumfuar dhe në përballje më të rënda. Do ta kapërcejë dhe këtë”.

Lidhur me këtë Abdixhiku ka ftuar organet e drejtësisë që ta bëjnë punën e vet dh eta mbrojnë demokracinë.

Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë. Pushtetet janë të përkohshme, shteti mbetet i përhershëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat