Kelmendi publikon një bisedë me Kurtin: Po tutem qetash kur të më burgosin nuk më lirojnë ma

Aktuale

Kelmendi publikon një bisedë me Kurtin: Po tutem qetash kur të më burgosin nuk më lirojnë ma

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 19:23
Adriatik Kelmendi, Albin Kurti

Ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar sërish pas vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës, veçse kësaj radhe jo për ta komentuar, por për të treguar një bisedë që e kishte zhvilluar vite më parë me kryeministrin e tanishëm, Albin Kurti.

Sipas Kelmendit, Kurti ishte frikësuar për një çështje atë kohë teksa po kërkonte hapësirën televizive që të fliste, në mënyrë që të alarmohej populli.

Ai shton se shefi aktual i qeverisë i kishte kërkuar që të dalë e të flasë, në mënyrë që këta (kundërshtarët politikë) të ndalen.

Biseda e plotë:

(Telefon)

Adriatik, a je këndej?

Po, Albin. Çka ka?

A po shihemi pak?

Kur?

Sa ma shpejtë, për të mirë timen dhe tëndën.

Çka kërciti tash, bre?

Serioze shumë. Ma mirë po flasim live…

Ani…

(20 minuta më vonë, kafeteria përballë KTV-së)

Po dojnë prapë me më burgosë…

Pse tash?

Pse a kanë pasë ndonjëherë ndonjë arsye të madhe a? Për me ma mbyllë gojën e me ba çka të duan vetë.

Kush të tha?

Po i shoh se si po sillen. Po tutem qetash kur të më burgosin nuk më lirojnë ma, a mos edhe ma keq.

Edhe ma keq se me të burgosë a?

Këta edhe të vrasin, veç pse ua qet të palamet.

Jo bre, se ndoshta nuk shkojnë kaq larg.

Unë po të thom që shkojnë larg e ma larg. Janë të ligë.

E çka po thu me ba?

Po vij në Rubikon, po flas, mbase më krijohet njëfarë mbrojtje, alarmohen popullata, nuk iu lëshojmë rrugë tendencave totalitare të tyre… Se sot jam unë, nesër je ti e krejt qashtu rend.

Nuk është problem. Kur të duash hajde në Rubikon.

A bën nesër?

Bën, pse jo.

Beso, Adriatik, nuk po e bëj këtë për vete. Më së paku më dhimbset vetja, por këta janë të paskrupullt.

U kry, Albin, shihemi nesër mbrama për Rubikon. Edhe mos u tut se nuk i lëjmë me ba çka të duan vetë.

(Një datë tjetër, personazhet e njëjta, muhabeti pak a shumë i njëjtë)

(Edhe një datë tjetër, sërish personazhet e njëjta, sërish muhabeti)

(28 korrik 2023, Albini kryeministër përballë Albinit të kafeterisë)

Çka do t’i thoshte Albini i kafeterisë Albinit kryeministër për sulmin ndaj Klan Kosovës?!

Ndoshta përgjigjen e gjejmë te ndonjë varg i Ali Podrimjes?!

(Telefon)Adriatik, a je këndej?Po, Albin. Çka ka?A po shihemi pak?Kur?Sa ma shpejtë, për të mirë timen dhe tëndën….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat