​Politika reagon ndaj vendimit për Klan Kosovën

Aktuale

​Politika reagon ndaj vendimit për Klan Kosovën

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 19:27
Opozita

Politika ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Tregtisë për të refuzuar ankesën e Klan Kosovës në lidhje me certifikatën e biznesit, ndërsa tashmë çështja pritet të vazhdojë në gjykatë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, duke i marrë certifikatën e biznesit, është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike, mbi të cilat është ngritur shteti ynë.

Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.

Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!”, shkroi Krasniqi.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se mbyllja e Klan Kosovës është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë, sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë.

Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë. Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë. Fjala e lirë do të triumfojë. Urdhrat e PolitByrosë nuk e mundin dot demokracinë kosovare. Shoqëria kosovare ka triumfuar dhe në përballje më të rënda. Do ta kapërcejë dhe këtë. Ftoj organet e drejtësisë, gjykatat e Republikës, të bëjnë detyrën e vet. Të mbrojnë vet demokracinë. Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë. Pushtetet janë të përkohshme, shteti mbetet i përhershëm”, shkroi Abdixhiku.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se Kosova nuk është Kore e Veriut dhe mediat nuk mbyllen në një vend evropian.

Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”, shkroi Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat