Kosovën e konsideroi si pjesë të Serbisë, vjen sqarimi nga Lëvizja Vetëvendosje: Nuk është aksidental, ja si përfitoi financiarisht Klani!

Aktuale

Kosovën e konsideroi si pjesë të Serbisë, vjen sqarimi nga Lëvizja Vetëvendosje: Nuk është aksidental, ja si përfitoi financiarisht Klani!

Nga: A.M. Më: 29 korrik 2023 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas vendimit të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për refuzimin e ankesës së Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.

Zogiani përmes një postimi në Facebook kishte një sqarim për opinionin, derisa tha se ‘gabimi’ në formular i Klanit po tentohet të shitet si aksidental.

“Nuk është aksidental, por është me qëllime përfitimi, sepse duke u regjistruar kështu (në kohën e patriotave), kjo kompani/korporatë ka përfituar paketa televizive, sidomos të drejtat e transmetimit të ngjarjeve sportive, duke konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Po më duket që ka nevojë për sqarim. Po provohet të shitet si aksidental ky formulari "gabim" i Klanit.

Nuk është aksidental, por është me qëllime përfitimi, sepse duke u regjistruar kështu (në kohën e patriotave), kjo kompani/korporatë ka përfituar paketa televizive, sidomos të drejtat e transmetimit të ngjarjeve sportive, duke konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë!

Pra, formulari s'ka qenë gabim, por ka qenë rrugë që ky entitet biznesi të përfitojë financiarisht duke marrur produkte të shitura për "territorin e Serbisë". A po solidarizoheni hala?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat