Ja kur pritet të ndodhë takimi Kurti - Vuçiq

Aktuale

Ja kur pritet të ndodhë takimi Kurti - Vuçiq

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:13
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ambasadori i Francës Oliver Guerót në një intervistë ka zbular se takimi ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq pritet të ndodhë në fillim të muajit shtator apo siç ka thënë ai, vitit të ri shkollor.

Këtë ai e ka konfirmuar duke u përgjigjur se cili është qëndrimi francez për një konferencë ndërkombëtare.

Në këtë fazë, një takim i ri i nivelit të lartë ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Serbisë duhet të organizohet në fillim të vitit shkollor, por i takon lehtësuesit evropian, z. Lajçak, të vlerësojë ritmin e duhur të bisedimeve. Ne kemi besim të plotë tek ai”, ka thënë Guerót.

Në takimin e radhës ndërmjet Kurtit e Vuçiq pritet të jetë në agjendë çështja e zbatimit të aneksit të Ohrit apo të sekuencimit siç po thuhet në gjuhen e bisedimeve të Brukselit. Pala kosovare e ka akuzuar Lajçakun se ka përgatitur dokument të njëanshëm për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat