Vela: Serbia po pasivizon adresat e shqiptarëve në Luginë, ndërsa ua lehtëson të huajve marrjen e nënshtetësisë

Aktuale

Vela: Serbia po pasivizon adresat e shqiptarëve në Luginë, ndërsa ua lehtëson të huajve marrjen e nënshtetësisë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:20
Blerim Vela

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës ka thënë se Serbia po vazhdon me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë.

Vela në llogarinë e tij në Twitter, po ashtu ka thënë se Serbia ua ka lehtësuar të huajve marrjen e nënshtetësisë.

“Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, thotë ai.

Ndryshe, shqiptarët në Luginë tash e një kohë janë duke u përballur me pasivizimin e adresave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat