“Nuk je vetëm”, deputetja e LDK-së i del në mbrojtje gazetarit që u suspendua nga puna në RTK

Aktuale

“Nuk je vetëm”, deputetja e LDK-së i del në mbrojtje gazetarit që u suspendua nga puna në RTK

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:37
Asdren Agushi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi i ka dalë në mbrojtje gazetarit të Radiotelevizonit të Kosovës, Asdren Agushi i cili u suspendua nga puna në RTK siç shprehet ai veç pse ishte kritik ndaj pushtetit.

Bunjaku-Rexhepi ka thënë se “mendësia e tillë e kësaj qasje totalitare,përjashtuese dhe etiketuese madje edhe si tradhtar nëse nuk flet,mendon apo vepron si pushteti e bën Kosovën vend ku qytetarët e saj po rrëshqasin drejtë një shteti primitiv.”

Ky është postimi i plotë:

Suspendimi nga RTK i gazetarit gjilanas Asdren Agushi, vetëm se kritikon pushtetin është atak tjetër i qeverisë Kurti mbi mediat,mbi fjalën e lirë.

Mendësia e tillë e kësaj qasje totalitare,përjashtuese dhe etiketuese madje edhe si tradhtar nëse nuk flet,mendon apo vepron si pushteti e bën Kosovën vend ku qytetarët e saj po rrëshqasin drejtë një shteti primitiv.

Asdren,vazhdo me rrugë ligjore,vazhdo me fjalën e lirë.

Nuk je vetëm!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat