Isa Mustafa për mbylljen e Klanit: Alarmuese, vendi po rrëshqet në diktaturë

Aktuale

Isa Mustafa për mbylljen e Klanit: Alarmuese, vendi po rrëshqet në diktaturë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:20
Isa Mustafa

Pas vendimit të MINT për mbylljen e televizionit Klan Kosova, ka reaguar edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas tij, ky është një veprim i padrejtë ndaj Klan Kosovës, kurse është i dëmshëm për shtetin dhe se vendi po rrëshqet në diktaturë.

“Vendimi i Qeverisë, për TV Klan Kosova është i padrejtë , kurse për Kosovën i dëmshëm dhe alarmues se vendi po rrëshqet në diktaturë”.

Tutje Mustafa thotë se nëse ka pasur lëshime ligjore siç po pretendon Qeveria, atëherë masat duhet të ndërrmirren ndaj organeve të ministrisë që e kanë bërë regjistrimin e tillë dhe jo ndaj televizionit.

“Nëse ka pasur lëshime ligjore dhe kushtetuese në të cilat po thirret qeveria, atëherë masat do duhej të ndërmerren ndaj organeve të ministrisë që e kanë bërë regjistrimin e jo ndaj televizionit, që është regjistruar sepse ai nuk e ka regjistruar vetveten por ka aplikuar për regjistrim në ministri dhe ministria ia pranuar dokumentacionin si valid. Prandaj, ky është absurd i llojit të vet”, tha ai.

Ish- kryeministri Mustafa ka folur edhe në lidhje me përgjimet e publikuara për rezervat shtetërore, ku dyshohet se janë avulluat mbi 300 mije euro. Mustafa tha se kjo çështje do të duhej të jetë objekt i trajtimit ligjor.

“Ndërkaq përgjimet e publikuara të zyrtarëve për rezervat shtetërore do duhej të jenë objekt i trajtimit ligjor, se a kanë ardhur rezervat e paguara, dhe nëse jo, kush është përgjegjës. Vota dhe popullizmi nuk e mbron askëndë nga shkelja e ligjit”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat