Të gjithë shtretërit e zënë në intensiv të QKUK-së, flet drejtori: Gati në 99 për qind të kohës jemi kështu

Aktuale

Të gjithë shtretërit e zënë në intensiv të QKUK-së, flet drejtori: Gati në 99 për qind të kohës jemi kështu

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:38
QKUK

Opinonistja Zana Avdiu ka njoftuar sot tezja e saj është duke luftuar me vdekjen në QKUK, kurse shtoi se nuk po ka vend të lirë për të në Intensivë për shkak të mungesës së shtratit.

Përkundër situatës së rënduar për të, ajo është refuzuar nga reparti intensiv, për mungesë shtrati.

 “Tezja ime po lufton me vdekjen në QKUK. Mjekët të cilët e kanë operu, dhe e kanë pas në kujdes deri tash, po thonë se duhet të çohet në Intensivë. Intensiva nuk po e pranon, sepse po thotë që nuk ka shtretër. Pra, në QKUK, mund të vdesësh sepse nuk ka SHTRETËR!”, shkroi ndër tjerash ajo.

Drejtori i këtij reparti Shaqir Uka tha se është e vërtetë që të gjithë shtretërit në këtë repart janë të zënë.

“Gati në 99 për qind të kohës ne jemi me kapacitet të vogël gjithë. Është e vërtetë, për momentin jemi me kapacitet të plotë në mjekimin intensiv”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat