Ambasadori francez: Zgjedhjet ne veri të organizohen sa më parë

Aktuale

Ambasadori francez: Zgjedhjet ne veri të organizohen sa më parë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 17:41
Olivier Guérot

Ambasadori francez Olivier Guérot, ka thënë që organizmi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë, duhet të bëhet sa më parë.

Ai deklaroi se kjo çështje është pjesë e marrëveshjes së arritur në mes të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

“Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në veri të Kosovës dhe krijimi i bazës së nevojshme ligjore janë pjesë përbërëse e marrëveshjes së arritur ndërmjet EUSR Lajçak dhe VPM Bislimi.

Këto zgjedhje duhet të organizohen sa më parë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat