12 vjet dialog Kosovë-Serbi, analistët kërkojnë hapa më dinamikë

Aktuale

12 vjet dialog Kosovë-Serbi, analistët kërkojnë hapa më dinamikë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Ka më shumë se një dekadë që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me mbështetjen e Bashkimit Evropian është duke vazhduar. Gjatë kësaj periudhe palët rrallë kanë rënë në ujdi ndërmjet vete, e takimet më shumë kanë përfunduar pa një rezultat.

Tani kur komplet Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe politikën e jashtme, janë në pushim deri në muajin shtator, nuk pritet ndonjë zhvillmi sa i përket dialogut.

Megjithatë, sipas analistëve edhe pas pushimit, dialogu do të ketë kuptim vetëm atëherë kur të ketë marrëveshje finale.

Visar Xani thotë se BE do të shtojë presionin ndaj Kosovës e Serbisë në intensifikimin e takimeve të liderëve të të dyja vendeve.

“Do të jetë një fazë ma dinamike, por do të jetë fazë e shkurt nëse përsëri se zëmë hapin e asaj dinamike, pasi do të në vijnë proceset zgjedhore në shumë vende si në BE, si në SHBA, e po ashtu edhe në Kosovë zgjedhjet nuk janë shumë larg. Nëse nuk i shfrytëzojmë disa muaj të fundit të vitit 2023, atëherë mund të ketë zvarritje edhe për disa vite të tjera”, tha për RTK-në Visar Xani, analist.

Analisti tjetër Dritëro Arifi, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të tregohet e zgjuar dhe të bëjë zgjidhje të shpejta sa i përket procesit të dialogut.

“Sanksionet për fat të keq do të mbesin deri në shtator, pavarësisht çfarë vendim do të marrim tani. Pritet të shihet se çfarë vendimi pritet të marrë qeveria deri në shtator, a do të bëjmë zgjidhje të shpejta apo do të presim deri në fund të vitit. Nëse Qeveria e Kosovës tregohet e zgjuar do të ketë intensikfikim të jashtëzakonshëm të dialogut”, tha Arifi për RTK-në.

Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat