“Sa herë e kthejsha sofrën, më arrestonin”, Vllasaliu tregon përballjen me forcat serbe

Aktuale

“Sa herë e kthejsha sofrën, më arrestonin”, Vllasaliu tregon përballjen me forcat serbe

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 06:50
Shaban Vllasaliu

Ish-kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Novobërdë, Shaban Vllasaliu, ka dhënë rrëfimin e tij për këtë komunën gjatë periudhës nën okupimin serb.

Si komunë e përzier me serbë e shqiptarë, ku dominon serbët, Vllasaliu thotë se e kishin goxha vështirë të merrnin financimin e Fondit të 3 për qindëshit, pasi kushdo që vinte për t’ua sjellë ndihmat ndiqej nga forcat policore serbe.

Ai gjithashtu shton se falë angazhimit të tyre, asnjë familje nuk ka mbetur në kushte të rënda ku i cenohej jetesa.

Si ndihmesë ai shton se i doli edhe vetë populli, i cili në shumicën e rasteve dhuroi miell për banorët në nevojë.

“I kemi marrë 3000 kilogram. Kur i morëm me katër traktora, na i morën policia e Novobërdës dhe nuk e kthyen më kurrë. Kemi marrë edhe prej Këshillit të Financimit e në të gjitha anët për me furnizu atë popull”, u shpreh ai ë emisionin “Fakte me Adnan Merovcin”.

I pyetur se a kishte vetë personalisht përballje me ta, Vllasaliu tha se “për çdo ditë që e kthejsha sofrën ardhshin më marrshin policia, më çojshin në stacion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat