Alarmon juristi: Ambasadori francez është kundër tërheqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës!

Aktuale

Alarmon juristi: Ambasadori francez është kundër tërheqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës!

Nga: A.SH Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:05
Olivier Guerot

Juristi Muahmet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar rreth deklaratave të ambasadorit francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Ai duket cituar edhe deklaratat e tij, ka thënë se Franca është kundër heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Tutje, Kelmendi thotë se ambasadori francez nuk kritikoi për asnjë çast të vetëm Serbinë, dhe nuk përmendi dhunën nga ana serbe në veri.

Ndërtimi i një mekanizmi juridik për minoritetin serb në Kosovë del nga marrëveshjet e bëra me shtetin serb, nën ndërmjetësimin e UE-së dhe të ndihmuar nga SHBA-të.

Ambasadori i Francës shprehi mendimin për gazetën "Express": "Kosova fare nuk po punon për deeskalimin e gjendjes. Nuk kemi tërheqje të policisë, as përgatitje për zgjedhje. Për Asociacion nuk kemi ndonjë status të bërë nga Kosova".

Dhe thotë: "Masat ndëshkuese kështu nuk hiqen".

Ndërsa për Asociacionin tha: "Në Kosovë kërkohet të organizohet juridikisht, sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, si dhe verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, Asociacioni. Ai e zgjidhë çëshjen (...)".

Ambasadori i Francës, z.. Olicef Guerot, nuk e kritikoi askund dhe nuk e zuri në gojë asnjëherë shtetin serb. Ambasadori nuk i përmendi veprimet terroriste të protestueseve serbë në veri. Nuk u fut fare në plagosjet e bëra të pjesëtarëve të KFOR-it, të policisë së Kosovës dhe te dëmet e bëra. As bandat kriminale të Vuçiqit të dërguara nga Serbia në Kosovë nuk i dënoi.

Fajtor, shprehet ambasadori i Francës, është vetëm Kosova. Kosova nuk i ikë përgjegjësisë. Në fakt as që mundet të iki nga përgjegjësia”, thotë ai.

Për Asociacioni juristi thotë se duhet të jetë vetëm sipas modelit kroat, duke shtuar se ky model i jep zgjidhje çështjes së komunitetit serb.

Për Asociacion është dhënë modeli i Kroacisë. Marrëveshia e fundit në Bruksel dhe Aneksmarrëveshja e Ohrit e përcaktojnë këtë obligim për Kosovën. Në këtë kontekst është e drejtë kërkesa e Ambasadorit të Francës. Por, ai duhet të kapi modelin kroat të zgjidhjes së çështjes së komunitetit serb. Asociacion në fushën juridike të pushtetit ekzekutiv në shtrirje territoriale kurrë nuk duhet të ketë. Duket se projekti serb është shumë i dëmshëm dhe përcakton një Republikë serbe në miniaturë në Republikën e Kosovës.

Këtë nuk duhet lejuar Kosova. Modeli kroat i propozuar nga Kosova është adekuat. Ai është model në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2015 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, ambasadori francez nuk përmendi edhe disa nga obligimet që i ka Serbia në raport me Kosovën.

“Krahas kësaj, është mirë që kanë filluar të tërhiqen njësitë speciale nga komunat në veri, duke u zëvendësuar me forcat e KFOR-it. Njësitë speciale në veri kanë filluar të vendosen në vendet ku sigurohet rendi dhe ligji. Në objekte komunale nuk duhet lejuar organet inkompetente serbe të vendosen. Objektet e komuave në veri pa u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk duhet të lirohen nga forcat ndërkombëtare. Me zgjedhje caktohet udhëheqja. Në këtë anë ka edhe disa obligime që dalin nga marrëveshjet. E këto obligime nuk i përmendi Ambasadori.

Obligimet janë:

1. Njohjen de-fakto te ekzistencës së Kosovës nga Serbia.

2. Ndalimin e grupeve kriminale serbe që po veprojnë në veri.

3. Kapjen e kriminelëve serbë që bënë dhunë terroriste në veri të vendit.

4. Ndalimin e aktivitetit kundër Kosovës kudo në bote dhe

5. Futjen në veprim të mekanizmave për gjetjen e personave shqiptare që janë masakruar dhe zhdukur nga Serbia.

Ambasadori i Frances z. O Guerot, i di këto obligime. Ai i di se futja në zbatim të këtyre çështjeve e zbutin domosdo gjendjen dhe kështu fillon zgjidhja adekuate. Me ato obligime del qartë se shteti serb është përgjegjës.

Me deklaratat e bëra duket se Ambasadori është kundër zgjidhjes paqësore. Z. Guerot i Francës, kërkoi veprime që dëmtojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Republika e Kosovës, në çfarëdo situatë, është unike dhe e pandarë. Republika nuk lejon që të preket tërësia territoriale dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës. Kunder kësaj u shprehe Ambasadori.

Territori i Kosovës është i shenjtë. Ai është i pandarë dhe i patjetërsueshëm. Kosova do të mbrohet”, përmbylli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat