Simiq: Pa deeskalim të situatës në veri, të flasësh për zgjedhje është e kotë

Aktuale

Simiq: Pa deeskalim të situatës në veri, të flasësh për zgjedhje është e kotë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:22
Igor Simiq

Nënkryetari i i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se “pa deeskalim të situatës”, të flasësh për zgjedhje të reja në veri të Kosovës “është e kotë”.

Simiq, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe ka theksuar se si “mund te mbahen zgjedhjet nëse nuk plotësohet parakushtet”, siç i quajti ai, të domosdoshëm për serbët e Kosovës.

“Në një atmosferë frike për mbijetesën dhe sigurinë e popullit serb, është e pamundur të zhvillohet një fushatë normale. Është e nevojshme, do të jem shumë i drejtpërdrejtë, që ato njësi speciale të tërhiqen, kjo është kërkesa e serbëve, kërkesa e Bashkimit Evropian, kërkesa e SHBA-së. Tërhiqni njësitë speciale që janë të pranishme ilegalisht… Por nëse nuk plotësohen parakushtet, si të zhvillohen zgjedhjet…”, ka thënë Simiq.

Më tej, Simiq, ka thënë se pa u plotësuar “kushtet që ua kanë vënë” qytetarët serbë, nuk mund të diskutohet për mundësinë e zgjedhjeve.

“Nëse shikoni hapat, de-përshkallëzimi vjen i pari dhe pastaj flasim për zgjedhje. Nëse nuk ka de-përshkallëzimi, historia për zgjedhjet është një histori hipotetike, nuk dua ta drejtoj për respekt për njerëzit që më mbështetën si përfaqësues të tyre dhe ata që protestojnë sot në mënyrë paqësore para bashkive të tyre… Ata po kërkojnë, imagjinoni, të hyjnë në komunë dhe të bëjnë punën e tyre duke ofruar shërbime për serbët dhe shqiptarët dhe boshnjakët dhe të gjitha komunitetet tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat