Raporti i DASH-it, Tahiri: Kosova ka humbur 2 vjet, pa asnjë sukses në zhvillim ekonomik

Aktuale

Raporti i DASH-it, Tahiri: Kosova ka humbur 2 vjet, pa asnjë sukses në zhvillim ekonomik

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:27
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar Raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për “klimën e investimeve në Kosovë“, për vitin 2023.

Tahiri tha se shkaku i ballafaqimit me shumë kriza të njëpasnjëshme të qeverisë Kurti, raporti i DASh-it nuk u trajtua me seriozitet.

“Ky saktësim i raportit të DASh-it, kaloi pa u trajtuar me seriozitet, sepse po ballafaqohemi me krizë pas krize të kësaj Qeverie!”, tha Tahiri.

Ai numëroi gjetjet kryesore të raportit.

“Problemet strukturore si ndërhyrjet politike në gjyqësi, sektori i paqëndrushëm ekonomik, apo ekonomia informale janë thekset kryesore që paralajmërohen në hyrje të raportit”, theksoi ai.

Shefi i deputetëve të AAK-së shtoi se është e vështirë që në raport të gjendjet ndonjë e arritur e qeverisë.

“Pa vizion, pa njohuri, pa kapacitete, pa potencial për diversifikim të burimeve dhe investimeve, kjo Qeveri menaxhon në ekonomi, me logjikën e shpërndarjes së buxhetit dhe fryrjes së procedurave dhe burokracisë. Si në secilën fushë, kjo Qeveri i ktheu premtimet në mashtrim qeverisës kolosal”, shtoi ai.

Besnik Tahiri tha se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë sukses në zhvillimin ekonomik, gjatë dy vjetëve.

“Më specifikisht, theksohet se investimet e huaja direkte mbetën të kufizuara dhe se remitencat janë shtytësi kryesorë i zhvillimit ekonomik”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat