E kritikoi Kurtin për vendimin ndaj Klan Kosovës, Ramabaja nuk e kursen Haradinjan – ky është vlerësimi për të

Aktuale

E kritikoi Kurtin për vendimin ndaj Klan Kosovës, Ramabaja nuk e kursen Haradinjan – ky është vlerësimi për të

Nga: A.M. Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:46
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit e kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti për vendimin e marrë ndaj televizionit Klan Kosova.

“Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë”, ishte një nga kërkesat e kreut të AAK-së drejtuar Kurtit.

Ramabaja e vlerësoi Haradinajn si person me mendësi mesjetare.

Koncepti feudal i "princërve tanë" që nuk dallojnë aspak në mendësi me sivëllezërit e tyre mesjetar, pavarësisht se bëjnë jetë moderne e njjihen edhe si kryetar partish, është sinjifikues i vasalitetit ekstrem.

Me rëndësi për ta, natyrisht vetëm në aparencë, është "ruajtja e fëtyrës", e pse shkelen ligjet e kushtetuta e Repubblikës, punë e madhe”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat