Azemi i reagon Kurtit për të punësuarit: Bëjë thirrje atyre që kanë emigruar të kthehen, vendet e punës po i presin

Aktuale

Azemi i reagon Kurtit për të punësuarit: Bëjë thirrje atyre që kanë emigruar të kthehen, vendet e punës po i presin

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:26
Visar Azemi

Visar Azemi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, ku ky i fundit ka thënë se për herë të parë ekonomia e Kosovës ka mbi 400,000 të punësuar aktivë.

Azemi ka shkruar në Facebook, ka pyetur se çka na ka mbetur tjetër, duke përmendur ikjen e të rinjve dhe thirrjet për ata që tashmë kanë emigruar që të kthehen se vendet e punës po i presin.

Tutje ai ka përmendur edhe vajin, duke shtuar se çmimi i tyre do të bie përtokë, vetëm sa ta sjellë ministrja, Rozeta Hajdari nga Polonia.

Postimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti po thotë se për herë të parë ekonomia e Kosovës ka mbi 400,000 të punësuar aktivë.

Çka po mbetet tjetër?

Veç mos me i lanë me ikë jashtë vendit këta mijëra të rinj që po e lëshojnë Kosovën përditë. Besa edhe t'i bëhet thirrje atyre që tashmë kanë emigruar të kthehen se vendet e punës po i presin.

Srandardi i jetesës po rritet. Rrogat në hava. Çmimet po ulen. Sidomos çmimi i vajit do të bie përtokë, veç sa ta sjellë Rozeta prej Polonisë. Çka na duhet më shumë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat