Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës proteston sot

Aktuale

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës proteston sot

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 07:30
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, sot më 31 korrik, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti.

Njoftimi:

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, t’i bashkohen protestës nesër në orën 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat