Krasniqi: Zyrtarë të lartë të LVV-së kanë lënë gra shtatzëna, e vjedhur donacione – s’dua t’i përmendi me emra

Aktuale

Krasniqi: Zyrtarë të lartë të LVV-së kanë lënë gra shtatzëna, e vjedhur donacione – s’dua t’i përmendi me emra

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 23:58
Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi

Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi, ka thënë se zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda Vetëvendojes kanë bërë sjellje të ulta morale.

Ai ka treguar se disa prej tyre kanë lënë gra shtatzënë dhe kanë kryer vjedhje të veturave që ishin donacion.

Krasniqi, në një intervistë në “Debat Plus” ka theksuar se këta persona “që kanë bërë gjëra të ultëta” janë falur nga komisioni disiplinor që e ka pasur partia në pushtet, nëse ishin “spiunë e sahanlëpirës”.

“…Për shembull, VV-ja e ka pasur një komision disiplinor. Kur vinte ndokush para komisioni, si të ishte i pavarur, nuk ishte aktivisht spiun, kishte qëndrim të vetin llom e bëjshin, ndërsa kur vinte njëri që ishte spiun, sahanlëpirës, që u përulke krejt VV-së e shpëtonin metoda psikologjike, rrethanore. Kanë bërë veprime të ulëta morale, i kanë lënë gratë shtatzënë, kanë bërë sende të këqija, kanë vjedhur kerre që kanë qenë donacion”.

“S’dua m’i përmend me emra, por kanë bërë sende të ulëta, edhe ai njëri që bënte sende të këqija kur ish njëri prej atyre që ishte në komision, krejt u bëjke si në partinë komuniste, ata që ishin me partinë u falshin e ata që s’ishin i ‘maskronin’… Këta janë zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda VV-së”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat